Arrestohet shoku i komandos që ekzekutoi me armë zjarri Fabjol Gaxhën mbrëmë në Bllok në Tiranë.
Ai është Geldo Shpëtim Hoti, ndërsa është arrestuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Kakavijë në tentativë për t’u arratisur në Greqi.
Hoti tentoi që të kalonte në vendin fqinj. Ai është pyetur se cili është qëllimi i daljes, por nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, hezitimi ngriti dyshime, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishte në kërkim për vrasjen e djeshme në Bllok.
Ai ishte personi i katërt në kërkim, ndërsa në momentin e arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë. Pas arrestimit ai pritet që të transportohet nga Gjirokastra në Tiranë, mëson “Report”.
Geldo Hoti mbrëmjen e djeshme ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin.
Ata u konfiktuan me Fabjol Gaxhën, që ndodhej në tavolinën tjetër në lokalin ‘Monopol’ në shoqërinë e Ervis Martianjt dhe Eljon Hatos. Pas konfliktit, komandoja Merviol Bilo ekzekutoi me një plumb në kokë Fabjol Gaxhën.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’