Karabinierët e Genoa në Itali njoftuan arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar të akuzuar për një sërë vjedhjesh në këtë zonë. Ai është identifikuar si Zef Tirtja që mediat vendase e kanë identifikuar me nofkën “Ramboja i hajdutëve”.
Kjo vjen jo vetëm për shkak numrit të madh të vjedhjeve që mbajnë firmën e tij, por edhe për mënyrën si ai kacavirrej natën nëpër banesa duke hapur dritaret dhe më pas zhdukej pa lënë asnjë gjurmë duke jetuar në një çadër kampingu në një pyll.
Pikërisht këtu arritën ta gjenin edhe karabinierët pas një pune të gjatë të mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë së zonës ku ishin raportuar vjedhje. Vetëm në këtë zonë atij i adresohen 27 vjedhje, por pasi bënë krahasimin e shenjave të gishtave, Tirtja rezultonte të ishte dënuar në mungesë në vitin 2004 me 1 vit e 3 muaj burg për vjedhje në zonën e Cuneo.
Ai ishte shpallur sërish në kërkim në vitin 2015 pas raportimit të disa shtëpive në zonën e Friuli-Venezia Giulia, por nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij. Gjatë kontrollit në çadrën e tij u gjetën mjete të punës, rrobat që përdorje gjatë vjedhjeve dhe një shumë e madhe parash.
Mes përgjimeve policia ka publikuar edhe një telefonatë që ai bënte me të afërmit në Shqipëri ku mburrej për “punën” që bënte. “Në Itali nëse punon (nënkupto vjedh) mirë, bën shumë para. Unë duhet të bëj shumë që të kthehem për të jetuar në Shqipërinë time”, – thoshte në një nga telefonatat e përgjuara nga karabinierët./lapsi.al/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...