Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arrestua në Romë, 1 muaj nga shpallja në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Mësohet se ndalimi tij është kryer që në datën 10 Dhjetor.
Ish-kryeprokurori u dënua në Shtator nga Gjykata e Apelit me 2 vite burg për akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë” në 3 raste, dënim ndaj të cilit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Llalla, u largua nga vendi vetëm pak ditë se Apeli të jepte dënimin e formës së prerë, ndërsa nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij kërkoi dy herë pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg me argumentin se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy shkallë të gjyqësorit e gjetën fajtor Adriatik Llallën për mosdeklarim të pasurisë që lidhet me disa shpenzime në Gjermani, fatura e lindjes së djalit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtimi i një kati në banesën e tij.
Gjatë procesit ish-kryeprokurori ka mohuar akuzat duke kërkuar shpalljen i pafajshëm.
Tv Klan
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...