Arrestohet në Durrës ‘mafiozi i rrezikshëm’ që kërcënoi prokurorët

23:03 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës.

Sipas të dhënave të para nga Policia lokale: Në pranga është vënë Durim Keçi, i dënuar me burg në shtetin fqinjë për disa akuza, mes tyre trafik droge e prostitucion. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Arrestimi

Policia njofton se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të:

Durim Keçit 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës.

Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Mafiozi

Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.

Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane.

Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: Atyre të dyve do ti bëja të ma paguanin shtrenjtë!

Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme