Arrestohet kosovari në Tiranë, kishte mashtruar një femër

09:40 | 24 Shkurt 2017
M. A.

Policia në Tiranë ka arrestuar një person nga Kosova me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

“Më datë 22 shkurt janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin kosovar, H.B, vjeç 52, banues në Kosovë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh shtetases G.I, vjeç 43, banuese në Tiranë”, ka njoftuar policia e Shtetit.

Kosovari do të ndiqet sipas nenit 143 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme