Një ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit është arrestuar një javë më parë në Durrës, me qëllim ekstradimi në Itali, pasi rezultonte i dënuar atje me 10 vjet heqje lirie.
Ai është Dritan Xhindoli, me gradën komisar, i cili së fundmi ishte pjesë e strukturave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pasi është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Bolonjës.
Urdhri për arrestimin e tij ka qenë edhe më i hershëm se kaq, por mësohet se është mbajtur i fshehtë, duke bërë çdo përpjekje që ai të mos zbatohet prej vitit 2013.
Ka qenë zyra e Qendrore e Interpolit që ka sjellë në Shqipëri vendimin e shpalljes së tij në kërkim, bashkëngjitur me vendimin e formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, më 15 shkurt të vitit 2013
DETYRAT E KOMISARIT
Në vitin kur drejtësia italiane e dënoi me 10 vjet burg, Dritan Xhindoli nisi ngritjet në detyrë, duke u emëruar fillimisht shef i Seksionit të Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Më herët ai kishte ushtruar detyra të ndryshme, si oficer i Policisë Gjyqësore, në disa sektorë të rëndësishëm, kryesisht në Policinë e Tiranës. Pasi qëndroi në këtë detyrë për një kohë të gjatë, Xhindoli u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist në Departamentin e Krimit të Organizuar.
Ndërsa në vitin 2016, ai mori detyrën më të lartë, atë të zv.drejtorit të Kufirit të Vlorës, që e mbajti deri në fund të këtij viti, kohë kur autoritetet italiane i sugjeruan drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shkarkimin e tij nga detyra, me qëllim që t’i hapnin rrugë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Bolonjës.
Por në urdhrin e autoriteteve italiane, ai kishte emrin Artan Xhindoli dhe kjo solli një zvarritje të vendimit. Por krahasimi i gjurmëve të gishtave bëri që ai të identifikohej plotësisht, duke u provuar se Artan Xhindoli dhe Dritan Xhindoli ishin i njëjti person.
E megjithatë, kjo çështje u la sërish në harresë, madje më 24 maj të këtij viti, Xhindoli rezulton t’i jetë drejtuar Gjykatës Administrative duke kërkuar gradën kryekomisar, të cilën e pretendonte në bazë të vjetërsisë në punë dhe funksioneve që kishte kryer në Polici. Por kur mësoi se arrestimi i tij ishte shumë afër, vendosi të jepte dorëheqjen nga Policia. /Panorama/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...