Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte kthyer në specialist për vjedhjen e celularëve në kryeqytet.
Gjatë operacionit të koduar “Taktika” është vënë në pranga shtetasi Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht kameramani personal i Edi Ramës në kryeministri.
Në cilësinë e provës materiale policia i ka sekuestruar biçikletën, një celular dhe bluzat që përdorte.
Ndaj Voglit janë dokumentuar disa vjedhje të kryera, si më poshtë. Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G. Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huawei, në pronësi të shtetases H. Q. Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit