Google ADS

Arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës

18:34 | 23 Mars 2024
E.K

Jorgo Goro i cili vazhdon të funksionojë si kryebashkiak i Himarës, ndonëse humbi zgjedhjet më 14 maj, është arrestuar këtë të shtunë.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Kujtojmë se më herët Goro është thirrur katër herë në SPAK në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.

Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS. Ndërkohë më herët SPAK ka sekuetruar sipërfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme