Arrestohet i riu, sulmon babain

10:28 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Një 24-vjeçar u vu në prangat e policisë së Beratit pas akuzohet se ka dhunuar babain e tij.

Oliver Z., banues në lagjen Çlirim, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij M.Z, 67 vjeç, duke i shkaktuar fraktura të rënda.

“Arrestimi i tij u bë në banesë,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga nenet 88, 130/a të Kodit Penal./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme