Një aksident i rëndë ndodhi këtë të martë në rrugën Bilisht- Miras, ku një 36 vjeçar përplasi me makinë një grua të moshuar.
E moshuara 75 vjeçare u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja ka ndërruar jetë disa orë më vonë.
Ndërkohë që policia ka njoftuar se ka kapur të riun me incialet V.H, drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i policisë
Devoll
Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka ndërruar jetë në Spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...