Adoleshentja ruse e cila humbi jetën një ditë më parë në plazhin e Ksamilit, është goditur nga një mjet lundrues dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikë.
Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes. Burime pranë spitalit të Sarandës thanë për Shqiptarja.com se ekspertiza ka saktësuar pikërisht mjetet prerëse tip helikë si shkak për vdekjen tragjike të Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu.
Policia ka zbuluar dhe sekuestruar skafin që dyshohet se ka goditur të miturën si dhe ka ndaluar pronarin e mjetit lundrues, Ermal Fataj. Ai ka tentuar të fshehë skafin por është zbuluar menjëherë nga uniformat blu.
Gjithashtu, në helikën e skafit u gjetën flokë, të cilat po i nënshtrohen analizave të ADN-së për të vërtetuar nëse i përkasin 15-vjeçares nga Shën Petersburgu.
Burime nga policia thanë se, Fatahaj e mohon të ketë qenë ai personi që ka goditur vajzën adoleshente.
Kseniya Ryok u nxor e pajetë nga plazhi i Ksamilit një ditë më parë, pasi u pikas nga familjarët teksa pulsonte mbi ujë. Ajo kishte plagë në kokë dhe trup, të cilat për pasojë i kanë shkaktuar vdekjen, ndërsa dëshmitarë okularë tha se pranë vendit të ngjarjes kishte kaluar një mjet lundrimi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...