Një ndër grabitësit e mbetur në arrati, Jetmir Çerpja është arrestuar në Dibër në orët e vona të së premtes. Ai është transportuar menjëherë drejt Tiranës.
Çerpja, i cili mendohet se ka krijuar lidhje me grupin që në Greqi, ka marrë pjesë i armatosur në këtë grabitje.
Ai është anëtari i pestë që arrestohet, ndërsa 4 të tjerët, Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë.
Në bazë të dyshimeve se ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal, cështja e tyre i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.
Grabitësit kane vepruar me role të ndara dhe si nje grup i strukuruar, si në grabitjen e Qafë Kasharit, ashtu edhe në atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyën 3.2 milionë dollarë.
Si drejtues kryesor i grupit, dyshohet të jetë Admir Murataj, i cili vazhdon të mbetet në kërkim. Murataj është arrartisur nga burgu i Trikala-s në Greqi, më 2013-ën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...