Arrestohet gjermani, tha në Tv se i dha 50 euro policit në pikën kufitare me Shqipërinë

23:21 | 12 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një shtetasi gjerman në Mal të Zi.

Ky i fundit dha një intervistë televizive ku ndërsa u pyet se si po kalonte pushimet u shpreh se kishte korruptuar policët me 50 euro në pikën kufitare me Shqipërinë.

“Unë udhëtova me makinë”, tregon ai.

Ndërsa kur gazetari e pyet nëse kishte kaluar testin për Covid-19, ai thotë se jo.

“Vetëm i futa 50 euro në pasaportë dhe kalova pa problem”, shton ai.

Kaq ka mjaftuar edhe policia malazeze i ka vënë prangat gjermanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme