Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) ka arrestuar drejtorin në detyrë të burgut të Reç në Shkodër, Ervis Zika.
Zika është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër mbrëmjen e së hënës.
Ndaj Zikës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Ndërsa, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e arrestimit të tij.
Vendimi
U ekzekutua urdhri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...