Google ADS

Arrestohet çifti shqiptar në Prevezë, bashkëpunëtorë të grabitësve që u përplasën me policinë

18:22 | 9 Shkurt 2020
Arbresh Info

Një çift shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Prevezë.

Mediat greke raportojnë se çifti shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohen për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj tre shqiptarëve të cilën një ditë më parë u përplasën me armë zjarri me policinë greke.

Nga ajo që raportojnë mediat greke thuhet se gruaja dhe burri shqiptarë që u arrestuan merrnin makina me qira për llogari të tre grabitësve shqiptarë, ku këto të fundit kryenin grabitje me to.

Kujtojmë se ditën e djeshme tre shqiptarët u arrestuan në Korinth të Greqisë ku pas një shkëmbi zjarri me policinë, dy prej tyre mbetën të plagosur ndërsa më pas u vunë në pranga.

Thuhet se shqiptarët në muajin gusht të viti që lamë pas grabitën një bankë, ndërsa aktivitetin e tyre kriminal e vazhduan edhe më pas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme