Një çift shqiptarësh, nga 22 vjeç, u arrestuan prej antidrogës së Artës në vendin e quajtur “Shën Dhimitri”, në aksin që lidh Janinën me Athinën, pasi me automjetin e tyre po transportonin 32 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas policisë greke, çifti i shqiptarëve po lëvizte në drejtim të Athinës, në kohën që ndalua prej policisë, e cila kishte informacion në rrugë operative, për trafikimin e narkotikëve.
Prej verifikimit rezultoi se lënda narkotike ishte vendosur në 38 pako, të fshehura në tapicerinë e makinës.
Çifti i trafikantëve iu tha agjentëve se e morën automjetin të ngarkuar në zonën e Janinës, prej një shtetasje greke, që ishte dhe pronarja e automjetit, e cila është identifikuar dhe shpallur në kërkim prej policisë.
Ata deklaruan se do ta dërgonin atë në Athinë, ku dhe do ta shpërndanin në zonën e narkotikëve të kryeqytetit helen.
Dy të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Artës, ku morën afat deri të hënën, për t’u njohur me dosjen në ngarkim të tyre. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të organizatës. Automjeti i përdorur për trafikimin e lëndës narkotike dhe dy celularë u sekuestruan.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...