Policia e Tiranës ka vënë në pranga një biznesmen, i cili ishte në kërkim për mashtrim.
Lefter Sulkaj, 50 vjeç, biznesmen, ishte në kërkim pasi kishte mashtruar disa qytetarë dhe katër banka të nivelit të Dytë se do t’i bënte aksionerë në biznesin e tij duke përfituar plot 2 milionë euro. Ndaj tij ishte vendosur arrest me burg.
“Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim :
– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal”, njofton policia e Tiranës./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...