Google ADS

Arrestohet beratasi, falsifikatori i shpallur në kërkim

09:38 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

jë person i shpallur në kërkim për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve është arrestuar nga specialistë të hetimit të krimit ekonomiko-financiar.
Në pranga përfundoi 31-vjeçari Arben Shëmilli, banues në lagjen “13 Shtatori” të qytetit të Beratit.

Ai akuzohet për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve dhe falsifikim të dokumenteve.

Personi i ndaluar rezulton ndërkohë i dënuar me vendim gjyqësor të 16 marsit të këtij viti mbi këto akuza, me 3 muaj e 10 ditë burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme