Google ADS

Arrestohet babai i dhunshëm në Itali, vajza shqiptare thotë se e ngacmonte seksualisht

14:35 | 2 Shtator 2018
Arbresh.info

Një shqiptar 51-vjecar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së tij 17-vjeçare.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për E.G 51-vjeç, i cili akuzohet nga bashkëshortja për dhunë fizike dhe dhunë seksuale.

Sakaq, edhe vajza e tij 17-vjeçare ka deklaruar se babai e ngacmonte seksualisht ate duke e prekur në zonën intime.

Shqiptar do paraqitet para Gjykatës italiane më 18 dhjetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme