Arrestohet një person me profesion avokat në qytetin e Fierit.
Avokati i ndaluar është K. Xh., 30 vjeç, banues në Fier.
Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia për korrupsion pasiv dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Më herët Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.
K.Xh., gjatë kohës që ka qenë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime apo ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.
Materialet procedurale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme./oranews
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë