Google ADS

Arrestohet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmë në Shkodër

08:46 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin verior.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Dedë Guri, ndërsa shtetasi plagosur Fatmir Zyla ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Lapsi.al.

Nga informacionet e para raportohet për një konflikt të çastit me tyre, i cili ka degraduar deri në plagosje me armë zjarri.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme