Arrestohet 59-vjeçari në Lezhë, policia i gjeti në banesë 17 kg kanabis dhe një automatik

10:00 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një 59-vjeçar në Mirditë është vënë në pranga për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Njoftohet se, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar, se një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Me finalizmin e këtij operacioni u arrestua N.Gj.,banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme