Google ADS

Arrestohet 51-vjeçari, shiste drogë në lagjet e Sarandës

14:50 | 14 Gusht 2023
A Z

Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa shiste drogë në lagjet e Sarandës.

Ai u kap teksa gjatë kontrollit iu gjet një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, disa doza të lëndës narkotike si dhe 2 celularë.

Njoftimi i policise:

Arrestohet 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa i shiste dozat, në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 18”, si rezultat i të cilit u konstatua dhe u godit 1 tjetër rast në këtë fushë.
Për këto rast, u kap në flagrancë teksa shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestua shtetasit:
-B. Sh., 51 vjeç , banues në Ksamil, Sarandë.Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjet 51-vjeçarit të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme