Google ADS

Arrestohet 45 vjeçari bashkë me djalin dhe nipin, kultivonin kanabisi në Pukë të Shqipërisë

10:35 | 30 Korrik 2022
E.H

Një 45-vjeçar është vënë në pranga në Pukë të Shqipërisë për kultivim kanabisi.

Bëhet e ditur se pas kontrolleve në terren, policia në Pukë ka arrestuar L. S., 45 vjeç, djalin dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël.

Nga hetimet e para rezulton se burri, i ndihmuar nga të miturit ka kultivuar në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Këto të fundit, policia njofton se janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme