Goditet një grup që shfrytëzonte vajza për prostitucion në një lokal dhe shpërndante lëndë narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni”.
Nga operacioni është arrestuar pronari i lokalit Edmond Çipllaka 43 vjeç, banues në Fier, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 vajza për prostitucion, ndërsa janë sekuestruar 14.7 gr kokainë, një automjet, 6 celularë dhe një peshore elektronike.
Sipas policisë, përpos veprave të tjera, pronari i lokalit akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave, pasi nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal. Ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Grupi u godit pas informacioneve nga qytetarët se në ambientet e lokalit shitej kokainë si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” , “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të pronarit të lokalit Edmond Çipllaka.
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...