Një 39-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia raporton se ka arrestuar shtetasi J. I., 39-vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30-vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi J. I. u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vendin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparat celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. /Ora News/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor