Një shtetas shqiptar në kërkim nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike, ka rënë në pranga në kryeqytet.
Lajmi bëhet me dije nga policia, e cila përmes një njoftimi, thotë se personi i arrestuar është 38-vjeç ari me inicialet Gj.L. Sipas policisë, ky shtetas, në rolin e ndërmjetësuesit, i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, ka arritur t’i dorëzojë një shtetasi italian (trafikant droge), një sasi të madhe cannabis-i, e cila më pas është sekuestruar nga policia italiane, duke vënë para drejtësisë gjithë autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kundërligjshëm.
Akuza që rëndon mbi 38-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar, është “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”, ndërsa është kryer arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Një vendim i Gjykatës së Hetimeve Paraprake të Romës, në Nëntor të vitit 2019, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për shtetasin e mësipërm. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim. “Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia./opinion.al
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...