Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.
Sipas njoftimit të policisë, ka rënë në pranga një 31-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri vëllanë e tij dhe dajën.
Pas njoftimit për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe kanoste familjarët e tij, policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit I. M. janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme