Një 26-vjeçar ka rënë në pranga në Bulqizë, pasi posedonte lëndën narkotike.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, efektivët kanë arrestuar shtetasin G. H., 26 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal, në qytetin e Bulqizës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme./TCH
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...