Një 24-vjeçare është arrestuar këtë të martë në qytetin e Elbasanit, pasi u ndalua duke kryer një vjedhje në flagrancë në një banesë.
24-vjeçarja, u ndalua duke vjedhur shuma parash dhe bizhuteri në banesën në fjalë.
Materialet proceduriale në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë:
-M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...