Arrestohet 23 vjeçari shqiptar i kërkuar për vrasje në Gjermani

10:38 | 19 Maj 2019
Arbresh.info

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka vënë në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim nga Gjermania i cili akuzohet për vrasje me dashje.

Sipas informacionit të policisë, bëhet me dije se shtetasi Shkëlqim Kastrati i lindur në Gjermani dhe banues në kryeqytet, ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman shkruan Shekulli

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23-vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër, njofton policia.

Njoftimi

Një 23 vjeçar i kërkuar nga Gjermania për vrasje ka rënë në prangat e policisë së Tiranës

Në pranga ka rënë Shkelqim Kastrati, lindur në Gjermani dhe banues në kryeqytet. Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana gjatë operacionit policor të koduar “Fitness”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme