Arrestohet 22-vjeçari në Rinas, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

13:15 | 28 Dhjetor 2021
V. S.

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze. Policia bën me dije se është vënë në pranga M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

I riu është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Policia Kufitare e Rinasit vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjit të Holandës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrollit për verifikimin e dokumentacionit të qytetarëve në hyrje dhe në dalje, me qëllim kapjen e personave në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, ndaluan shtetasin M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës.

Personi në kërkim ndërkombëtar u dërgua në ambientet e paraburgimit të DVP Tiranë, në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, njofton policia./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme