Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, fotografoi votën

12:46 | 25 Qershor 2017
Arbresh.info

Ka ardhur arrestimi i parë për fotografimin e votës për zgjedhjet parlamentar që po mbahen ditën e sotme.

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili është kapur duke fotografuar votën.

Mësohet se Denis Nuhaj, 20 vjeç, është konstatuar nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme