Një 18-vjeçar është arrestuar dje në Bulqizë të Shqipërisë pasi dyshohet se ka therur me thikë një 25-vjeçar.
Policia e Shtetit njofton se gjatë konfliktit ka hyrë për ti ndarë një tjetër person, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore, përcjell Arbresh.info.
Viktima ka pranuar ndihmë mjekësor, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:
Bulqizë/Plagosi me mjet prerës ( thikë) një shtetas, pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, shtetasi A.A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...