Google ADS

Arrestohen tre të rinjtë në Tiranë, mes tyre dhe një 13-vjeçar

12:07 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Tre të rinj të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës janë kapur nga policia.

Të arrestuarit janë B. SH., 18 vjeç., K. SH., 17 vjeç ( vëllezër) dhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Njoftim

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për tre shtetas të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa biçikletave, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

B. SH., 18 vjeç., K. SH., 17 vjeç ( vëllezër) dhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.
Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme