Tre shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Athinë nën akuzën e trafikut të kokainës.
Sipas drejtorisë së antidrogës së Atikës, katër të arrestuarve iu sekuestrua sasi prej 9.3 kilogramë kokainë e pastër, si dhe një sasi prej 900 gramë kanabis.
Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në një automjet taksi, të cilin e përdorte njëri prej shtetasve shqiptarë, ndërsa prej kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjetën edhe sasi të tjera të drogës, peshore dhe dy pistoleta.
Policia thotë se të arrestuarit e sillnin drogën nga Shqipëria dhe e shpërndanin në Athinë.
Ata do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa hetimet do të vijojnë prej antidrogës së Atikës./tch
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje