Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë.
Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës, thuhet se mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike. Njëri nga personat e përfshire në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia bën të ditur se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar tre persona të dyshuar.
A. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Sh. J, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
A. J, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?