Tre persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Sakaq, dy persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur në automjet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– K. B., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– S. L., 38 vjeç, banues në fshatin Muçan, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...