Dy grupe kriminale që shpërndanin droga të forta janë goditur në Durrës, ku janë vënë në pranga tetë persona.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, të arrestuarit i përkasin dy grupeve kriminale që shpërndanin droga të forta në Durrës e Sukth.
Sipas policisë së Durrësit, operacionet janë rezultat i një hetimi gjashtë mujor.
“Gjatë operacionit të koduar ‘Foremost’, u arrestuan katër shtetas që shpërndanin droga të forta, në zonën e Sukthit, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Gonesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se katër të tjerë janë arrestuar në kuadër të “Last deal” vepronin në qytetin e Durrësit, Gon Muça, 48 vjeç, i njohur dhe me emrat Gentian Liçi, Gentjan Ferra e Gentjan Muça, i dënuar më parë. “Tan Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç dhe Alban Vela, 17 vjeç, të katërt banues në Sukth”.
“Gon Muça ishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Gon Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e Ergi Currit, në një lagje në Durrës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze, 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund, 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...