Dy persona u arrestuan në flagrancë teksa po i shisnin njëri-tjetrit kanabis. Sipas policisë në pranga janë Blendi Stankaj, 46 vjeç dhe Reid Kisha, 22 vjeç.
“Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpërndahet lëndë narkotike “ tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike”, thotë policia e Shkodrës.
Gjatë kontrollit personal të Stankajt ju gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij ju gjet një sasi tjetër kanabis, me peshë totale afërsisht 2 kg.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”./Top Channel
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit