Policia e Shtetit në Shqipëri ka dhënë detaje mbi arrestimin e katër zyrtarëve të Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ata akuzohen se kanë abuzuar me disa tenderë, ndërsa 5 celularë u sekuestruan si provë materiale, shkruan euronews.al.
U vunë në pranga:
A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz;
T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz;
M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz; dhe
R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë puna për personat e tjerë të përfshirë vijon.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit