Katër persona janë arrestuar në Shqipëri për trafikim të makinave të vjedhura nga Maqedonia të cilat i shisnin si pjesë këmbimi në Shqipëri.
Në mesin e të arrestuarve është edhe 44-vjeçari A. A., banues në Strugë.
Sipas policisë shqiptare, katër bashkëpunëtorët trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.
Policia thotë se vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të. /Alsat.mk
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...