Arrestohen dy vëllezër shqiptarë që shpërndanin kokainë në Itali

22:07 | 3 Tetor 2020
A. B.

Dy vëllezër shqiptarë në Itali kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin krijuar një biznes të konsoliduar të kokainës në zonën e Scandiano.

Ata janë një 37 vjeçar dhe një 33 vjeçar, që momentalisht po i nënshtrohen masës paraprake të arrestit shtëpiak.

Ata kishin të paktën 5 vite që e drejtonin biznesin dhe ishin mjaft të shpejtë në punën që bënin dhe efikas, raportojnë mediat italiane.

Bëhet me dije se nga policia italiane u janë konfiskuar edhe mjetet me të cilat ata i përdornin për të shpërndarë drogën, teksa në banesë u është gjetur një sasi e gatshme për dorëzim dhe rreth 1500 euro kesh./Oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme