Dy emigrantë të paligjshëm janë burgosur pasi akuzohen për drejtimin e një fabrike droge me vlerë 450,000 paund në Birmingham, Angli.
Policia zbuloi se çdo dhomë – përveç një – në një shtëpi në Quinton ishte duke u përdorur për të rritur kanabis.
Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, u dënuan me 18 muaj burg pasi pranuan akuzën për prodhimin e një droge të kontrolluar.
Njëri prej oficerëve tha se vendi ku u gjet droga ‘ishte formacioni më i madh dhe më profesional’ që ai kishte parë në 20 vitet e tij në detyrë.
Gollakij u arrestua në kopshtin e pasmë pasi u përpoq të ikte ndërsa Dani u gjet në korridor. Kishte tre dhoma në katin e parë dhe katër sipër, ndërsa kuzhina ishin duke u përdorur për të rritur kanabis.
Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë – së bashku me një qese të madhe kanabisi.
John Brotherton, avokati i Danit, tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke menduar se ai do të bënte punë ndërtimi në vend se të punonte në një fabrikë kanabisi.
Babir Adris, avokat për Gollakij, tha se ishte i arsimuar, nuk kishte qenë këtu shumë kohë dhe se shpresonte të kishte një jetë më të mirë.
Të dy burrat i thanë policisë se ishin në borxh ndaj njerëzve që i kishin ndihmuar të vinin në këtë vend./tch/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...