Arrestohen dy persona, sekuestrohen dy armë zjarri, municion dhe një automjet në Vlorë

15:17 | 12 Janar 2024
A Z

Policia e Vlorës bën me dije se si rezultat i kontrolleve në qytetin bregdetar janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje.

Në pranga kanë përfunduar 2 shtetas që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet.

Shtetasi A. B., 21 vjeç, u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Ndërkohë që personi i dytë shtetasi S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua pas kontrollit të automjetit që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, ku iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme