Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak të aksidentit të ndodhur dje në autostradën Tiranë-Durrës.
Shtetasit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P. T., 49 vjeç, banues në Krujë, janë arrestuar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore ku u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së rëndë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Mësohet se 25 vjeçari i aksidentuar për vdekje, shpërndante pica me motor.
Materialet për këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /TCH/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...