Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër për veprat penale “Dhunë në familje”.
Një 43-vjeçar, banues në Bleran ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa një 44 vjeçar, banues në Shkodër, ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijëve.
Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
P.B., 43 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; E.Gj. 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijëve të mitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCH
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje