Policia gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh dhe mashtrim.
Është arrestuar shtetasi L. U., 34 vjeç, të cilit i është caktuar masa “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po ashtu, është vënë nën pranga shtetasi me inicialet B. H., 36 vjeç, i cili me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasi V.B., banues në Shijak.
Njoftimi i policisë/ Durrës
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin L. U., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ndaluan shtetasin B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit L. U., dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H./TCH
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë