Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, iu sekuestrohen 5 kg heroinë

13:06 | 17 Shkurt 2017
Arbresh Info

Policia italiane bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 4 shqiptarë në Itali pasi u kapën me 5 kg heroinë.

Burime zyrtare nga policia mesohet se ka qënë një operacion blic nga policia e Padovas ku u bë e mundur kapja e drogës dhe arrestimi i shqiptarëve.

Një prej anëtarëve të bandës iu gjet e fshehur në garazhin e makinës 85 gram kokainë. Ky i fundit ia shiste drogën të rinjve, kryesisht në qendrën e Padovas.

Tashmë shqiptarët, emri i të cilëve nuk dihet, ndodhen në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për ‘trafik dhe shitje të lëndëve narkotike’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme