Bilanci total i vatrave të zjarrit të shënuara të hënën dhe gjatë së martës në të gjithë vendin flet për 15 të tilla.
Në operacione të ndryshme janë angazhuar 98 zjarrfikës dhe 140 forca ushtarake për të nidhmuar zona të ndryshme të vendit në shuarjen e flakëve. Sipërfaqe të konsiderueshme janë djegur në qarqet Tiranë, Dibër, Berat dhe Gjirokastër.
Në Tiranë vazhdon operacioni në Dushqe, ku janë angazhuar edhe helikopterët. Puna vazhdon edhe në Malin e Derjes, ku operacioni paraqitet i vështirë për shkak të terrenit të thyer. Ndërkohë, në Qarkun e Dibrës autoritetet punuan për izolimin e vatrave në Madhesh dhe Bushkash me ndihmën e një helikopteri, shkruan Top Channel
Në këto dy zona situata më e rëndë paraqitet në Bushkash, ku rrezikohet pylli me dushk dhe lis. Ndërkohë, në orët e pasdites flakët u vunë nën kontroll në zonën e Ulzës. Edhe në fshatrat Rromes dhe Visokë të Mallakastrës bilanci i zjarreve është mbyllur me 16 ha shkurre dhe ullinj të djegur.
Pasdite, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu malin e Murrashit në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku dogji sipërfaqe të tëra me shkurre. Zjarrfikësja e Librazhdit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, policia dhe banorët e fshatit Arrëz, me vështirësi vunë nën kontroll flakët për shkak të lartësisë së madhe.
Bashkia e Librazhdit kërkoi ndërhyrje nga ajri, thirrje së cilës iu përgjigj Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile që dërgoi një helikopter. Në Bashkinë e Librazhdit gjatë kësaj vere ka pasur 8 vatra zjarri.
Rreth orës 16:00 në Jorgucat të Gjirokastrës nisi një vatër zjarri që gjatë orëve të mbrëmjes u mori përmasa të mëdha duke u përhapur në afërsi të Qafës së Muzinës dhe vështirësuar lëvizjen e automjeteve atje. 5 automjete zjarrfikëse u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që policia shoqëroi disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë, në Tiranë policia arrestoi 3 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarrit që ra 3 ditë më parë në afërsi të tunelit të Krrabës. Nga hetimet janë identifikuar Armand Ukaj, Oltjan Deda dhe një 17-vjeçar të tre banues në Krrabë.
Këta shtetas, sipas policisë, kishin hapur gropa për të bërë qymyr. Si rrjedhojë e këtij procesi zjarri u përhap në pyll dhe vazhdoi për 3 ditë, ndërsa dogji 15 ha me lisa mare dhe dushk.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...